Celebrities Magazine Showbiz

Rita Ora dhe Bebe Rexha shihen pranë njëra-tjetrës, por cila është arsyeja që i bëri bashkë?!

Superylli mahnitës, Rita Ora shijoi një ribashkim me shoqen e saj të ngushtë Bebe Rexha. Dy këngëtaret shqiptare u panë bashkë me njëra-tjetrën dhe postuan së bashku foto në rrjetet e tyre sociale si Instagram. Këngëtarja e “Hot Right Now” dukej e relaksuar me duke veshur një fustan ngjyrë jeshil duke nxjerrë në pah linjat e saj, të cilat i ka shoqëruar me çizme të zeza të gjata.

Më vonë ajo ndryshoi veshjen e saj teksa u shfaq duke mbështetur këngëtaren e “I’m Good”, teksa Bebe përgatitet të lançojë muzikë të re. Vajzat u shfaqën me njëra-tjetrën në një studio këndimi, duke u shfaqur mjaft të qeshura. Rita ka suportuar këngën e saj të re, e cila është shprehur se pritet të jetë një projekt mjaft i mirë tashmë që Bebe është futur në një epokë të re të jetës dhe krijmtarisë së saj.

Rita Ora ka ndezur thashethemet se ajo është shtatzënë me fëmijën e saj të parë disa javë pasi konfirmoi martesën e saj sekrete me Taika Waititi. Këngëtarja 32 vjeçare, së fundmi zbuloi se ajo dhe Taika ishin martuar në fshehtësi që vitin e kaliar, por kishin zgjedhur pikërisht muajin e kaluar ta bënin atë sekrete për të gjithë ndjekësit e tyre.

Kur u pyet së fundmi për martesën e saj, Rita pranoi në një intervistë se ajo është tashmë e martuar dhe është zyrtarisht jashtë tregut. Duke   mbajtur sekret atë, ajo zgjodhi ta ndajë lajmin nëpërmjet videoklipit të saj të fundit.  Rikujtojmë se, miqtë e famshëm të Rita Orës e kanë uruar për martesën në videoklipin e saj të ri “You Only Love Me”. Fansat pikasën Lindsay Lohan dhe Kristen Stewart mes një montazhi yjesh që i bëjnë homazhe Ritës të veshur si një nuse.