Celebrities Fashion Love & Sex Showbiz

Rita Ora dhe partneri i saj Taika Waititi shkëlqyen me paraqitjen e tyre në prezantimin e koleksionit më të ri të ‘Dior’!

Skenaristi dhe fituesi i çmimit “Oscar”, Taika Waititi dhe e dashura e tij, anëtarja e jurisë së “The Voice Australia”, Rita Ora, u shfaqën së bashku për të marrë pjesë në prezantimin e ‘Dior Men’s SS/23’ në Venice Beach të enjten mbrëma. Në moshën 46-vjeçare, regjisori me prejardhje nga Zelanda e Re është 15 vjet më i vjetër se londinezja e lindur në Kosovë u shfaqën mjaft të dashuruar dhe ishin shumë bukur.

Këngëtarja e njohur Rita Ora kishte zgjedhur të vishte një kostum të zi me pantallona të gjera, të cilat dukeshin mjaft të rehatshme dhe të kombinuara me një bluzë të bardhë të dizajnuar nga dyshja Rob Zangardi + Mariel Haenn. Waititi nga ana tjetër kishte zgjedhur që të vishte një këmishë të kuqe të markës “Dior” poshtë një kostumi ngjyrë gri për meshkuj të markës ‘Dior SS/23’ me atlete “Dior” të zgjedhura nga stilistja Jeanne Yang.

Vlen të theksohet gjithashtu se me paraqitjet e saj këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare Rita Ora gjithmonë është në qendër të mediave të huaja. Rikujtojmë se Rita Ora dukej shumë e bukur me një veshje ngjyrë rozë, teksa merrte pjesë në darkën e çmimeve “Chanel and Charles Finch” para “Oscars” në Beverly Hills. Këngëtarja 31 vjeçe, zbriti në tapetin e kuq të eventit e veshur me një xhaketë vinyl ngjyrë rozë pastel dhe një fund të gjatë, që theksonte siluetën e saj. Ylli i muzikës dhe hitit të njohur “Let You Love Me” pozoi në krahë të të dashurit të saj, regjisorit Taika Waititi.

Që pasi ata vendosën që të bënin publike lidhjen e tyre, nuk kanë ngurruar që në çdo dalje të tyren publike të marrin vëmendjen e të gjithëve.