Celebrities Gossip Music

Rita Ora duhet të jetë krenare që jeton në shekullin 21, arritja e saj më e fundit i shpjegon të gjitha!

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora, mesa duket është shpërblyer për të gjithë punën e saj të palodhur për të qenë prej vitesh një nga këngëtaret më të mira në botë. Rita vazhdimisht është pjesë e tabloideve të huaja duke u komentuar për arritjet e saj në muzikë, paraqitjen e jashtme e herë pas here edhe për jetën private.

Ylli i muzikës pop së fundmi ka njoftuar ndjekësit se ka shënuar një tjetër sukses të madh në jetën profesionale. Postimi që ka publikuar Ora në Instagram thekson se ajo është emëruar si një nga artistet më të dëgjuara femra të shekullit 21.

Ndër të tjera, ajo e emocionuar shkroi se:

Kjo është e mrekullueshme. Më e dëgjuara e shekullit të 21-të ë? Epo shumë faleminderit, e pranoj! Përdit mirënjohëse, shekulli i 21-të është mjaft i gjatë, kështu që vetëm ta konsiderohesh është thjesht  e mrekullueshme. Kthehem në studio, atje ku filluan të gjitha. Unë duhet të mbështes fuqinë që kam vënë për të mbrojtur dhe besuar veten. Ji i sjellshem me veten. Bëj durim. Asnjëherë mos hiqni dorë nga ajo në të cilën besoni. Ju dua!

Ndërkaq, rikujtojmë se gjërat mes Rita Ora-s dhe partnerit të saj, regjisorit të njohur Taika Waititi sa vijnë e bëhen më serioze. Dyshja e njohur tanimë duket se po jetojnë ditët e tyre më të mira dhe shfaqen shumë të dashuruar krah njëri-tjetrit.

Së fundmi, ajo që ka surprizuar ka qenë pikërisht postimi i fundit në Instagram i Taika-s i cili ka postuar të dashurën e zemrës, Rita-n teksa performon në koncertin e saj në Kullën Eiffel dhe këtë video e ka shoqëruar me mbishkrimin:

Vazhdo kështu, zog!

Vlen të theksojmë se 30-vjeçarja po punon intensivisht në sjelljen e projekteve të reja muzikore dhe ndërkohë nuk ka lënë anash as realizimin e disa projekteve të tjera jashtë muzikës.