Celebrities Showbiz

Rita Ora e nderon kështu stilistin e ndjerë Thierry Mugler…

Së fundmi një lajm i trishtë na vjen nga bota e modës. Stilisti i njohur francez Thierry Mugler ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare dhe vdekja e tij ka ndodhur nga “shkaqe natyrore”, kjo sipas agjentit të tij Jean-Baptiste Rougeot. Faqja zyrtare e stilistit ka njoftuar në rrjetin social Facebook se:

Jemi të shkatërruar të njoftojmë vdekjen e zotit Manfred Thierry Mugler të dielën më 23 janar 2022.

Artistët me famë botërore kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e tij përmes postimeve në rrjetet sociale. Mes tyre ka qenë dhe këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e cila sot nëpërmjet disa fotove në llogarinë e saj në Instagram, shihet e veshur me krijime të stilistit të ndjerë.

31-vjeçarja postoi disa fotografi gjatë provave muzikore, teksa shihet e veshur me një bluzë të shkurtër me ngjyrë të zeza të cilën e kombinoi me xhinse blu dhe të zezë nga marka “Mugler”. Krahas tyre ajo shkroi:

Faleminderit për gjithë kënaqësinë që na solle përmes krijimeve të tua. Më duhej të përfaqësoja në prova sot në çdo mënyrë që të mundja. Pusho në paqe Thierry Mugler.

Thierry njihej për krijimet e mrekullueshme të të cilat transformuan modën. Mugler, emri i plotë i të cilit është Manfred Thierry Mugler, ka punuar me yjet botërorë gjatë karrierës së tij, duke përfshirë: Madonna, Beyonce, David Bowie, Nicole Kidman, Sharon Stone, George Michael, Diana Ross, Lady Gaga, Rihanna, Cardi B, Jerry Hall, Katy Perry, Linda Evangelista, Demi Moore, Megan Fox, Miley Cyrus, Cindy Crawford, Tyra Banks, Reese Witherspoon, Robin Wright dhe Bella Hadid.