Showbiz

Rita Ora ka një mesazh për të gjitha vajzat shqiptare…

Ditën e kaluar ishte “Dita Ndërkombëtare e Vajzave” dhe Rita Ora ka një mesazh frymëzues për të gjitha vajzat shqiptare.

Artistja e famshme është ftuar nga Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në një lidhje me Skype për të mbajtur një fjalim të shkurtër si mesazh për të gjitha vajzat.

Rita Ora u shpreh se vajzat janë të lira të bëjnë zgjedhjet e veta por mjafton që gjithçka ta arrijnë me forcat e veta. Ajo dëshiron që vajzat shqiptare të pushtojnë botën, secila në mënyrën e saj.

Ja fjalimi i plotë i Ritës:

Përshëndetje! Jam Rita Ora. Nuk ka rëndësi nëse vendos të bëhesh këngëtare, balerinë, atlete, piktore, aktore, shkencëtare apo mjeke, ti duhet të zgjedhësh rrugën që dëshiron të ndjekësh! Kjo do t’i ndihmojë vajzat dhe gratë në Kosovë e në mbarë botën, të besojnë tek vetja dhe të kuptojnë që i kanë aftësitë, njohuritë dhe fuqinë e duhur për të zgjedhur të ardhmen e tyre.

I jam mirënjohëse familjes time dhe shoqërisë që më kanë mbështetur në zgjedhejet e mia në karrierë, deri këtu ku jam. Çdo ditë bëj sakrifica dhe dua të vazhdoj kështu në mënyrë që të frymëzoj dhe motivoj, jo vetëm veten, por shpresoj dhe shumë vajza, kudo në botë. Vazhdoni përpara dhe sundoni botën në mënyrën tuaj. Dhe mbani mend ju keni fuqinë për ta bërë këtë!”