Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka suprizuara klientët e një dyqani veshjesh, duke u shërbyer atyre në arkë. Ishte vetë këngëtarja që publikoi një video në llogarinë e saj në Instagram, teksa shfaqej duke u shërbyer klientëve te arka e dyqanit ‘Primark’, në rrugën Oxford të Londrës. Ora shfaqet e buzëqeshur ashtu siç ka hije kujto që punon në shërbim. Krahas videos, Rita ka shkruar “Hyra në dyqanin e Primark’s Oxford Street për të befasuar blerësit në festimin e ditëlindjes së parë të bashkëpunimit tonë! Mbajini sytë hapur për shumë të tjera.”
View this post on Instagram
Ylli i muzikës pop përpara se të dilte në skenën e ‘Manchester Pride’ pranoi se nuk i pëlqen asgjë më shumë se të ulet për një ‘Chippy Tea’ dhe të festojë në qytet me një tekila në dorë. Në Anglinë veriore, ‘Chippy Tea’ përbëhet nga patate të skuqura, merluc, kripë, uthull, bizele dhe keçap. Rita tha: “Më pëlqen një drekë e mirë dhe e madhe për të mbajtur energjinë përpara një shfaqjeje. Është shumë e rëndësishme për mua. Do të më pëlqente të marrë një ‘chippy’ nëse kam kohë dhe më pëlqen gjithashtu të pi një tekila”.
Artistja shqiptare rreth një muaj më parë anuloi performancën në Hungari për shkak të disa problemeve shëndetësore. Këngëtarja u kërkoi falje fansave dhe së fundmi tregoi se është gati t’i rikthehet normalitetit. Së fundmi Ora ka zbuluar detaje në lidhje me dasmën e saj sekrete me regjisorin Taika Waititi. Këngëtarja dhe regjisori u martuan në vitin 2022 në një ceremoni private.
Megjithatë, dyshja janë të njohur për mbajtjen private të jetës së tyre personale dhe Ora dha për herë të parë detaje nga dasma e saj. Gjatë intervistës së fundit me Jimmy Fallon, këngëtarja ka shpjeguar se preferon të jetë larg vëmendjes dhe ka qenë e fokusuar në projektet e saj profesionale. “A kishit një imitues të Elvisit në dasmën tuaj?”-pyeti prezantuesi, duke treguar një foto të ceremonisë. “Po por e dini çfarë ishte çmenduria e këtij momenti? Ishte një surprizë. Unë nuk e kërkova këtë,” shpjegoi ajo.