Aktualitet Politikë

‘Rithemelimi’ mblidhet sërish mbrëmjen e sotme, në fokus rezoluta e 30 prillit!

Komisioni i Rithemelimit në Partinë Demokratike do të zhvillojë sot mbledhjen e radhës në orën 19:30. Mësohet se fokusi kryesor i mbledhjes do të jetë diskutimi mbi detyrat që vendosi Rezoluta e miratuar në Kuvendin e 30 prillit të thirrur nga Sali Berisha.

Në Rezulotë Kuvendi kërkonte rikonfimimin e parimit të konkurrencës dhe garës së brendshme si parimin themelor të organizimit partiak.

Sipas kësaj Rezolute të gjithë kandidatët për poste publike (deputetë dhe kryebashkiakë) dhe të gjithë drejtuesit kryesorë të partisë në të gjitha nivelet (kryetarët nga qendra në bazë) do të përzgjidhen përmes kësaj metode, pra modelit një anëtar një votë!

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Rithemelimit pritet gjithashtu të diskutohet vendimi i Kuvendit për ripërtëritjen e vazhdueshme të elitave drejtuese partiake, hapja e partisë, në mënyrë të veçantë për hapjen ndaj rinisë dhe grave: brenda vitit 2025, 40 përqind e të gijthë drejtuesve qendrore statutorë të partisë të jenë gra dhe 30 përqind nën moshën 40 vjeç.

Gjithashtu një angazhim i veccantë ishte për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. modernizim i administrimit të brendshëm të partisë si dhe dixhitalizimin dhe përfshirjen e teknologjisë në çdo aspekt të menaxhimit të anëtarësisë dhe administrimit të partisë.