Pasò

Rivalitet në det e parket! Meta përballë Berishës e Ramës si notar dhe basketbollist

Presidenti Ilir Meta ishte sot i ftuar në emisionin sportiv “Pasó” në Top Albania Radio.

Në një intervistë ekskluzive me Denis Dyrnjaja, Glenti Nallbani dhe Sidorela Gjonin, këtë herë Meta rrëfeu më shumë rreth marrëdhënies së tij me sportin, ndryshe nga se jemi mësuar ta dëgjojmë për çështjet politike.

Ndërsa Presidenti Meta evidentoi se kohën e lirë e kalon duke iu kushtuar lojrave sportive sepse është një adrenalinë, argëtohet dhe qetëson mendjen, ai thekson se është shumë i zoti edhe në ping-pong, gjithashtu pëlqen edhe aktivitet në natyrë, sidomos në vende malore.

Mjaftoi kjo që Denis Dyrnjaja të nxitej dhe t’i shtronte presidentit një pyetje tendencioze: President, nëqoftëse do t’ju zbrisnim nga mali në det dhe t’ju fusnim në një garë me rekordmenin e notit Sali Berisha, kush do të fitonte nga ju të dy në det?

Absolutisht vendi i parë është i paprekshëm, absolutisht…(qesh) do luftoja për vendin e dytë.

Gjithashtu nuk lihet pas pa u pyetur edhe për basketbollin, duke nënkuptuar kështu nëse në këtë sport do të triumfonte kryeministri Edi Rama, por Meta përgjigjet menjëherë me vetëbesim dhe siguri:

Për basketbollin kur të dëshironi… për tre piksha jam i paparë! Për faulla ma merr… (qesh) por për tre piksha jam i sigurt që jo!

Në mbyllje të intervistës ai jep një mesazh për të gjithë dëgjuesit;

Sa më shumë sport do të thotë më shumë shëndet…