Robert Aliaj: “Shqiptarët që tradhëtojnë nuk janë më keq se të tjerët”
Sot Nuk Është e Hënë • 17:36 08/12/2020
Emisioni "Sot nuk është e hënë" nisi këtë të hënë me një temë ndryshe "Martesa dhe tradhëtia moderne". Për të diskutuar rreth kësaj teme ishte i ftuar në studion e Top Albania Radio-s, Robert Aliaj. Gjatë diskutimit Roberti shprehu fillimisht se tradhëtia nis nga vetja jonë.
"Shqiptarët në fund të fundit nuk janë më keq se të tjerët, mënyra se si i kërkojnë gjerat ndoshta i ndryshon, por jemi njësoj, paketimi është ndryshe, se si i përqasim gjerat, me imoralitetin ne lidhemi se nuk flasim shumë në publik... sepse duhet të përshtatetemi, ky është një imoralitet në vet   vete, kur unë do flas dhe do them një gjë që se besoj, kjo është tradhëti kur fillon nga vetja jote, ti nuk mund të jesh njeri i ndershëm kur tradhëton veten... " Më pas ai shton: "Besoj te një femër që ka eksperiencë, besoj te një femër që pas një eksperience të gjatë di çfarë zgjedh, ka kuptuar cili është mashkulli i jetës së vet, nuk është një femër që martohet nga stresi që ngeli... un jap një këshillë për gjithë femrat në botë dhe ato shqiptare; asnjëherë nuk ka kohë të përcaktuar për të rënë në dashuri, dashuria mund të jetë për ty në çdo moment, ska kohë... është aty gjithmonë për ty..."
Pra sipas Robertit dashuria është prezente, nuk njeh as kohë dhe as moshë, për më tepër nuk mund të quhet dashuri, vetëm se dikush të dashuron, ndjenja duhet të jetë e njëjtë nga të dyja palët. Ndërsa ne e mbyllim këtë artikull me një shprehje: "Dashuro për të jetuar dhe jeto për të dashuruar!"
Nga traditat, studimet dhe raportet e javës tek gjërat që nuk duhet t’i bëni kurrë në takimin e parë!
Sot Nuk Është e Hënë 16:08 27/03/2024
“Të mbajmë frymën dhe të marrim ajër në Estoni…”/Të gjashtët në Europë për ndotjen e ajrit!
Sot Nuk Është e Hënë 16:08 27/03/2024
“Lum si beqarët apo lum si të martuarit?”/Studimi i fundit zbulon kush është më i lumtur…
Sot Nuk Është e Hënë 16:08 27/03/2024
Fjalët “e çmuara” në Fjalorin e Gjuhës Shqipe! – SNËH 26/03/2024
Sot Nuk Është e Hënë 16:08 27/03/2024
Francezët dhe tradita e tyre, gara e kamarierëve! Gjithçka që duhet të dini…
Sot Nuk Është e Hënë 16:08 27/03/2024
“Lekët ku i mbajnë?!”/Trendi i çantave shumë të vogla të vajzave, në kuadër të modës!
Sot Nuk Është e Hënë 16:08 27/03/2024
10 gjërat që nuk duhen bërë kurrë në takimin e parë!
Sot Nuk Është e Hënë 16:07 27/03/2024