Celebrities Gossip Showbiz

Robert Berisha nuk përmbahet: “Gocat shqiptare nuk marrin dashuri nga prindërit dhe përfundojnë me burra të vjetër!”

Robert Berisha njihet për karakterin e tij shumë të drejtpërdrejtë dhe asnjëherë nuk ngurron të thotë atë që mendon.

I ftuar së fundmi në një emision, këngëtari dhe prezantuesi ka cekur një shqetësim që sipas tij është një fenomen që po ndodh së fundmi në Shqipëri dhe Kosovë. Ai ka ‘këshilluar’ prindërit që t’i falin dashuri fëmijëve të tyre e sidomos vajzave që të mos përfundojnë me burra të vjetër.

Unë i sugjeroj prindërve që t’i ofrojnë fëmijëve të tyre sa më shumë dashuri, që të mos përfundojnë keq. Sidomos me gocat ndodh kjo. Kur nuk kanë dashurinë e prindit përfundojnë edhe me burra më të vjetër siç po ndodh në Kosovë dhe Shqipëri. E kanë vetëm nga mungesa e dashurisë së babait 100%.

Në shkurt të këtij viti u përfol se pas ndarjes me Norën, Roberti nisi një lidhje të re me modelen e njohur italiane, Maria Bove. Ajo tërhoqi vëmendje të madhe në rrjetet sociale pas publikimit të një videoje, në të cilën shfaqet duke u puthur në buzë me artistin.

Videoja asokohe u bë virale në rrjetet sociale, megjithatë duket se mes tyre çdo gjë ka marrë fund, pasi nuk janë parë më në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Roberti dhe Nora edhe të ndarë tanimë, ruajnë raporte të shkëlqyera, jo vetëm prej vajzës së tyre Renee, kujdestarinë e së cilës e ndajnë së bashku, por e suportojnë njëri-tjetrin vazhdimisht. Së fundmi, këngëtari ka publikuar një video teksa shfaqet në makinë duke kënduar këngën më të re të Norës në bashkëpunim me reperin Gjiko dhe Melinda Ademin “Ay Caramba’.