Aktualitet Celebrities Film & Tv

Robert Ndrenika 80-vjeç/Gëzuar Ditëlindjen mjeshtër i aktrimit!

Robert Ndrenika feston sot 80-vjetorin e lindjes. “Artisti i Popullit”, mjeshtri i fjalës, me mbi 50 vite karrierë mbi supe është skicues i karaktereve të goditura, që janë aq shumë. E gjen kudo: teatër e kinema, serialë televizivë. Me rolet e spikatura, që pasqyrojnë një botë të madhe shpirtërore, talentin e padiskutueshëm e punën e palodhur për të dhënë më të mirën duke depërtuar në lëkurën e çdo personazhi, Robert Ndrenika është vlerësuar ndër vite:

Në vitin 1979 iu akordua titulli “Artist i Merituar”
Në vitin 1988 titulli “Artist i Popullit”
Më 1994 u nderua me Kupën për Aktorin më të Mirë në Festivalin Kombëtar te Teatrit, për rolin e Di Spetes në shfaqjen “Magjia e Madhe”, te De Filipos
Në Festivalin e Filmit të vitit 1979, është nderuar për rolin e Prefektit në filmin “Koncert në vitin 1936”.
Në vitin 2012 vlerësohet me titullin “Nderi i Kombit”

Presidenti i Republikës i akordoi dt. 22/02/2017 nr. dekreti 10028 zotit Robert Ndrenika Dekoratën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” me motivacionin:

Në vlerësim të artistit të rrallë e të talentuar, i cili me rolet dhe interpretimet e tij të paharrueshme në skenat teatrore dhe në kinematografi, është bërë tashmë, me thjeshtësinë e tij karakteristike të rrallë njerëzore, një nga figurat kryesore e të paçmueshme të artit kombëtar shqiptar.

Robert Ndrenika lindi në Tiranë, në vitin 1942. Talenti i tij spikati që në vitet e para të jetës, kur ai kultivonte pasionin e tij për teatrin në Shtëpinë e Pionierit në Tiranë. Pas përfundimit të gjimnazit “Qemal Stafa”, në vitet ai 1960-1964 nis studimet për aktor në Shkollën e Lartë “Aleksandër Moisiu”. Nga ky vit, deri më 1970, punoi si aktor në Teatrin “Skampa” të Elbasanit. Në vitet 1970-1974 punoi si aktor në Teatrin e Institutit të Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve), më pas në Teatrin Kombëtar, deri sa doli në pension. Për shumë vite punoi si aktor i lirë (pas pensionit). Po ashtu, dallohet në interpretimin e poezive:

Ndër të tjera, ka interpretuar: “Besa” e Sami Frashërit, “Ura” e Minush Jeros, “Prefekti” i Besim Levonjës, “Familja e peshkatarit” e Sulejman Pitarkës, “Bashkë me agimin” e Kolë Jakovës, “Midis dy njerëzve” e Kiço Blushit, “Skënderbeu” i Lec Shllakut, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe “Stinë e mërzitshme në Olimp” të Ismail Kadaresë, “Lumi i vdekur” i Jakov Xoxës, “Fytyra e dytë” dhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit, “Shkallët” dhe “Shtëpia me dy porta” të Ruzhdi Pulahës, “Shumë zhurmë për asgjë”, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” të Shekspirit, “I sëmuri për mend” dhe “Kopraci” të Molierit, “Udha e largët” e Arbuzovit, “Luiza Miler” e Shilerit, “Prometeu” dhe “Njeriu që pa vdekjen me sy” të Viktor Eftimiut, “Dashuri e tillë” e Kohoutit, “Banja” e Majakovskit, “Arturo Ui” e Brehtit, “Vdekja e një komisioneri” e Millerit, “Vizita e damës plake” e Dyrrenmatit, “Magjia e madhe” dhe “Cilindri” të De Filipos, “Darka e të marrëve” e Veberit, “6 vjet shtatzënë” e Cikliropulosit, “Pulëbardha” e Anton Çehovit, “Histori zooparku” e Ollbit, etj.

Filmat:

Kronikë provinciale (2009)

Tifozët – (2004) komedi

Njerëz dhe fate – (2002)

Tirana, viti zero

Parullat – (2001), Lleshi

Bolero – (1997)

Nata e dymbëdhjetë

Edhe kështu edhe ashtu

Botë e padukshme

Përrallë nga e kaluara – (1987), Vangjeli

Vrasje në gjueti

Dhe vjen një ditë – (1986)

Gurët e shtëpisë sime – (1985)

Tre njerëz me guna – (1985)

Shirat e vjeshtës – (1984)

Nxënësit e klasës sime – (1984)

Kohë e largët – (1983)

Besa e kuqe – (1982)

Era e ngrohtë e thellësive

Nëntori i dytë – (1982)

Vëllezër dhe shokë – (1982)

Një shoqe nga fshati – (1980)

Ditët që sollën pranverën – (1979)

Mësonjëtorja – (1979)

Në shtëpinë tonë – (1979)

Koncert në vitin 1936 (1978)

Shembja e idhujve – (1977)

Emblema e dikurshme – (1976)

Duke kërkuar 5-orëshin – (1974)

Rrugë të bardha – (1974)

Shtigje të luftës – (1974)

Kryengritje në pallat – (1972)

Odiseja e tifozave – (1972)

Kapedani – (1972),

I teti në bronx – (1970)

Horizonte të hapura – (1968)

Oshëtimë në bregdet – (1966)

Prefekti, komedi, Qazim Mulleti

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi sot aktorin:

Gëzuar 80-të vjetorin i miri Robert Robert Ndrenika – aktorit të dashur për të gjithë!

Edhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti uroi sot në 80-vjetorin e lindjes aktorin e madh Robert Ndrenika.

Gëzuar ditëlindjen, Robert Ndrenika! Faleminderit që ndan me ne talentin, pasionin, mjeshtërinë e aktrimit dhe bukurinë e gjuhës shqipe!