Celebrities Gossip Showbiz

Roberts apo Fox, cila Julia duket më bukur me këtë look?!

Julia Fox ka marrë një vëmendje të jashtëzakonshme së fundmi për shkak edhe të raportit të shkurtër që ka patur me reperin Kanye West. Së fundmi, Julia është parë shumë e ngjashme me Julia Roberts në “Pretty Woman”. 32-vjeçarja shkëlqeu me një veshje mbresëlënëse, ku shfaqej me një fund të bardhë dhe një bluzë të shkurtër të bardhë, pa të brendshme.

Pamjen e shoqëroi me çizme të gjata të zeza me shkëlqim, doreza të gjata të zeza, teksa e kompletoi look-un me një palë syze dhe një çantë. Julia padyshim që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, teksa jo vetëm dukej si Roberts, por edhe më moderne dhe sensuale me atë veshje. Flokët e saj ishin të shtrirë dhe kishte një grim të lehtë në fytyrë.

Kujtojmë se Fox ishte për një kohë të shkurtër në një raport me Kanye West, ish-partnerin e Kim Kardashian. Ajo u shpreh mbi këtë raport duke pranuar se ishte tepër e vështirë të kishe një lidhje me Kanye, për shkak të famës që ai ka dhe thashethemet e shumta rreth tij së fundmi.

Megjithatë, Julia është shpreur mjaft falenderuese ndaj tij, pasi ka pranuar se fitoi një famë të konsiderueshme pas thashethemeve për marrëdhënien e tyre, diçka që e dëshironte pasi ndjeu nevojën t’i rikthehej botës artistike dhe asaj mediatike.