Tech

Robotët shkëlqejnë në sektorin e mësimdhënies

Nuk janë vetëm makineri për të punuar.  ”Robotët janë mjete të shkëlqyera për të dhënë mësim”, sipas Luisa Zecca, eksperte në mësimdhënie dhe pedagogji në Universitetin e “Milano-Bicocca”.

Për ne, robotika është një mjet trajnimi, është një mjet shumë i dobishëm për të punuar veçanërisht me fëmijët, thotë ekspertja Zecca.

“Na kërkohet të programojmë robotë për të ofruar aktivitete angazhimi me publikun ose aktivitete argëtuese ose ndihmë për ata që kanë nevojë për të bërë rehabilitimin”, shtoi ajo.

Robotët gjithnjë e më shumë po hyjnë në jetën tonë të përditshme dhe pasi kanë eksploruar fushat më të ndryshme të aplikimit, nga robotët e frymëzuar nga oktapodi te ata për aktivitete hapësinore duke vazhduar me robotët e përdorur në trajnim dhe edukim.

”Robotika është një sektor ndërdisiplinor që përfshin shumë fusha, nga matematika te psikologjia, prandaj lehtësisht lejon që ajo të jetë një ‘tryezë pune’ e shkëlqyer, mbi të cilën të trajnosh studentët”, shtoi ajo.

Robotët nuk janë vetëm një mjet i mësimdhënies, por edhe mjet për të pasuruar mësimdhënien.