Tech

Roboti që ushqehet me plehra/VIDEO!

Mes skafeve të shpejtë në Marinën e Hong Kongut, një mjet lundrues ndryshe nga të tjerët lëviz i pashqetësuar. Teksa shëtit në ujërat e portit, katamarani 3 metra i gjatë ushqehet. Roboti detar konsumon mbetjet që pluskojnë në ujë. Sipas të dhënave zyrtare të organizatës jofitimprurëse Oceana, të botuara nga CNN, çdo vit përfundojnë në oqeanet e botës 15 miliardë kilogramë mbeturina. Deti që lag brigjet e Hong Kongut, sidomos zona e portit, është një prej më të ndoturve, me shishe plastike, kuti lëngjesh frutash e kartonë.

“Kemi makina plehrash për tokën, pse të mos kemi edhe për ujin?”-thotë për CNN Sidhant Gupta, bashkëthemelues i kompanisë teknologjike Clearbot. Varkat robot punojnë me energji diellore dhe mund të “hanë” deri në 80 kilogramë mbetje në orë, ndërsa mund të mbajnë deri në 200 kilogramë në bord. Ato janë 4 metra të gjata dhe lëvizin me shpejtësi deri në 5,5 km/h. Ndërtuesit e saj shpresojnë që të përdorin energjinë diellore dhe energji të tjera të rinovueshme për të pastruar detet dhe oqeanet e Tokës.