Celebrities Pasò Sport

Roland Hysi zbulon detaje nga projekti i tij larg muzikës…

Roland Hysi, artisti i talentuar, pjesëtar i grupit “West Side Family”, sot ishte i ftuar në “Pasó” nën moderimin e Denisit dhe Glentit.

Ai tregoi se veç pasionit për muzikën, gjithashtu ka shumë dashuri për sportin. Ndërkohë, zbuloi edhe një projekt të cilin ka ndërmarrë dhe e shijon shumë të investojë energji në të.

Ky projekt ka të bëjë me një lëvizje botërore sportive për personat me aftësi të kufizuara intelektuale. Synimi është të vihet sporti në dizpozicion si një mjet i fuqishëm për të ndryshuar jetën e tyre.

Në sport e kemi vënë re, ne nuk e shikojmë se çfarë lloj ngjyre, aftësie apo paaftësie ka dikush, por nëpërmjet sportit dikush shprehet… Angazhimi dhe gjithëpërfshirja është një nga këto kushtet.

Për sa i përket përhapjes, Rolandi shprehet se janë rreth 200 atletë në sporte të ndryshme. Ndër sportet, përfshihen atletika, noti, basketbolli e ping-pongu. Megjithatë, ai do të dëshironte të shtoheshin edhe disiplina të tjera, si për shembull peshëngritja e volejbolli.

Eventi i radhës do të jetë në vitin 2023 në Gjermani dhe këngëtari dëshiron që pjesëmarrja të jetë edhe më e madhe.