Film & Tv

Roli i “Mr.Bean” nuk i ka pëlqyer aspak! Rrëfehet aktori i njohur!

Aktori i famshëm, Rowan Atkinson i njohur për rolin e tij si “Mr.Bean”, është një ndër personazhet më të dashur për publikun në mbarë botën. Ai na ka bërë padiskutim të gjithëve të qeshim me rolet e tij. Por, së fundmi aktori ka deklaruar në një intervistë për “Radio Times” se nuk i ka pëlqyer edhe aq shumë të luajë këtë rol.

Nuk më pëlqen shumë ta luaj. Pesha e përgjegjësisë nuk është e këndshme. Më duket stresuese dhe rraskapitëse dhe pres me padurim fundin e saj. Duke bërë një serial televiziv të animuar, tani jemi në prag të krijimit të një filmi të animuar për Mr Bean, është më e lehtë për mua të interpretoj karakterin me zë sesa vizualisht.

Pra, në të ardhmen nuk do ta shohim më aktorin në rolin e famshëm të “Mr Bean”?

Rikujtojmë, se për herë të parë, Atkinson u shfaq në publik me rolin si “Mr.Bean” në vitin 1990 dhe luajti 15 seri që u përhapën në mbarë botën dhe vazhdojnë të transmetohen herë pas here në ekran edhe në ditët e sotme.