Celebrities Film & Tv Gossip Showbiz

Roli në “Top Gun” e shenjtëroi në botën e kinemasë, ja si duket sot Kelly McGillis!

Së fundmi pati premierën “Top Gun: Maverick”, në të cilin aktori i njohur Tom Cruise i rikthehet rolit që e shenjtëroi në botën e kinemasë mbi 32 vite më parë. Ndërsa disa nga aktorët origjinalë në “Top Gun” janë shfaqur në vazhdimin e tij si, për shembull, Val Kilmer të tjerët nuk kanë pranuar t’i rikthehen rolit të tyre.

Regjisori Joseph Kosinski ka rrëfyer se nuk e ftoi më Kelly McGillis, sot 64 vjeçe, e cila ishte e dashura e Tom Cruise në film, për të luajtur në produksionin e ri, sepse ai nuk donte që çdo histori të lidhej me të kaluarën. Ai tha se:

Ishte e rëndësishme të prezantoja personazhe të rinj.

E pyetur nëse kishte marrë një telefonatë në lidhje me vazhdimin, McGillis u shpreh:

Oh Zot, jo! Dhe as që mendoj se do ta marr. Unë jam e moshuar dhe e shëndoshë dhe dukem si një grua normale e moshës sime.

Megjithëse McGillis u largua nga Hollywood pas “Top Gun”, ajo vazhdoi të pranonte role në filma të pavarur. Rikujtojmë, se “Top Gun: Maverick”, vazhdim i filmit të vitit 1986, përsëri me Tom Cruise, pas shfaqjes së premierës në Kanë, mblodhi 124 milionë dollarë në fund të javës së Memorial Day, debutimi më i mirë i karrierës 40-vjeçare të aktorit.

“Top Gun: Maverick”, fitoi një vlerësim pozitiv 96% nga komentet e mbledhura në faqen e internetit ‘Rotten Tomatoes’. Në film, Cruise ripërsërit rolin e tij si Pete Mitchell, piloti kokëfortë i Marinës i cili nuk është ngritur kurrë në gradat për shkak të prirjes së tij. Mitchell, emri i koduar i të cilit është Maverick, i kërkohet të trajnojë një grup pilotësh të rinj luftarakë për një mision të specializuar. 

Ndërkaq, skenat që na kanë dhuruar çiftet e famshme të Hollywood-it e kanë bërë padyshim kohën e ekranit tonë të paharrueshëm. Zbuloni në këtë artikull disa nga çiftet më të paharrueshëm të televizionit nga vitet 1980 deri në vitet 2000 që ende “trondisin” botën tonë me rolet e tyre në filma.