Tech

Rolls Royce prezanton avionin e parë elektrik “Spirit of Inovation”!

Automjetet me karburant po zevendesohen gradualisht me ato elektrike, megjithatë ky ritëm duket se po shkon edhe drejt mjeteve fluturuese.

Kjo dëshmohet edhe në një njoftim të bërë nga kompania Rolls Royce, e cila  duket se po bën hapin e parë drejt procesit të elektrifikimit të industrisë së aviacionit.

Prodhuesi britanik i automjeteve luksoze njoftoi përfundimin e fluturimit të parë të avionit të tij krejtësisht elektrik të quajtur ‘Spirit of Innovation’.

Siç bëhet e ditur, aeroplani u ngrit në qiell, i nxitur nga motori i tij elektrik, i fuqishëm 400kW (500+hp) me baterinë “më të fuqishme” ndonjëherë për një aeroplan.

Aeroplani thuhet u ngrit nga Boscombe Down i Ministrisë së Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar dhe fluturoi për rreth 15 minuta.

Warren East, CEO i Rolls-Royce, tha: “Fluturimi i parë i ‘Spirit of Innovation’ është një arritje e madhe”.