Aktualitet

Roma-Feynoord/ Meta përcjell mesazhe bashkimi, Rama konfirmon pjesëmarrjen në stadium!

Mbrëmjen e kaluar pati trazira ndërmjet tifozëve të Romës dhe Feyenoordit në Tiranë.  Kjo, pasi incidentet ishin të shumta, duke krijuar një kaos tërësisht të panevojshëm për vendin tonë.

Ndërsa sot duket se kanë gjetur rrugën e paqes, pasi kanë pozuar bashkë. Për këtë ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta, i cili kërkon që të përcjellë mesazhin se futbolli bashkon.

‘Një foto sa një mijë fjalë nga Tirana në prag të finales së madhe të Uefa Europa Conference League! Futbolli bashkon njerëzit e kombet dhe promovon vlerat më të mira sportive! Ky mesazh uroj të përcillet edhe sot në këtë mbrëmje të mrekullueshme që po afron.’- shkruan Meta.

800 të ftuar VIP të UEFA-s, rreth orës 20:00 do të hyjnë nga pjesa ballore e stadiumit “Air Albania”, ku gjithçka është gati për t’i mirëpritur, për të ndjekur ndeshjen finale të UEFA Conference League.

Në këtë listë janë drejtues të 55 vendeve të futbollit, janë personalitete të ndryshme. Gazetari Muhamed Veliu raporton se zyra e shtypit të kryeministrit ka konfirmuar prezencën e Edi Ramës në stadium, ndërsa nuk dihet nëse presidenti Ilir Meta do të je të në stadium.

Sipas Federatës Shqiptare të Futbollit janë akredituar më shumë se 300 gazetarë që do të komentojnë këtë finale, duke i bërë kështu një promovim të jashtëzakonshëm vendit tonë.