Celebrities Gossip

Romanca mes Kim Kardashian dhe Pete Davidson sapo bëri një hap tjetër përpara!

Romanca e Kim Kardashian dhe Pete Davidson duket se po shkon përpara me hapa shumë të shpejtë. Së fundmi ylli 28-vjeçar i “Saturday Night Live” u fotografua duke vozitur nëpër Beverly Hills me “Rolls-Royce”-n e Kardashian. Duke dalë jashtë automjetit, Davidson u pa i veshur me një xhup gri, kapele të zezë bejsbolli dhe atlete.

Sipas fotove, të publikuara nga “Daily Mail”, Davidson gjithashtu bëri një pit stop në dispancerinë MedMen në West Hollywood. Kjo vjen pasi Davidson dhe Kardashian patën edhe një dalje tjetër publike në vendlindjen e tij Staten Island. Ndërsa ishin atje, dyshja ndoqën një shfaqje të “Spider-Man: No Way Home”.

Sipas disa të dhënave nga “HollywoodLife”, ylli i “Keeping Up With The Kardashians”, takoi nënën e komedianit të “Saturday Night Live”, Amy gjatë udhëtimit të Kim në New York gjatë fundjavës. Një burim pranë dyshes tha se i gjithë takimi shkoi shumë mirë.

Ndërkohë, disa media të tjera të huaja raportotuan se Pete kishte i prezantuar tashmë nënën e tij me Kim-in disa javë përpara se çifti të shihej në një kinema në vendlindjen e Pete, Staten Island. Një burim i brendshëm zbuloi se Amy dhe motra e Pete, Casey, tashmë kanë dhënë aprovimin e tyre në lidhje me këtë marrëdhënie. Burimi shtoi se ata të gjithë u takuan në Staten Island.

Komediani ka një marrëdhënie të ngushtë me Amy dhe Casey. Pete jetoi me nënën e tij për disa vjet në një shtëpi që ata blenë së bashku në Staten Island. Prillin e kaluar, komediani tha se ai ishte zhvendosur nga shtëpia e nënës së tij në shtëpinë e tij.