Celebrities Gossip Showbiz

Romanca re e aktores Renée Zellweger me moderatorin e famshëm

Lajmi për romancën midis Ant Anstead dhe Renée Zellweger vjen tre ditë pasi revista “People” konfirmoi se ylli i “Wheeler Dealers” kishte finalizuar divorcin e tij me Christina Haack. Fituesja e çmimit “Academy Award”, 52 vjeç, dhe ylli i “Wheeler Dealers”, 42 vjeç, janë duke dalë me njëri-tjetrin.

Zellweger dhe Anstead kohët e fundit punuan së bashku në sheshxhirimin e serive të tij të reja të “Discovery + Celebrity IOU: Joyride”, në të cilën ajo shfaqet. Të hënën, revista “People” konfirmoi se Anstead dhe ylli i “HGTV”, Christina Haack, 37 vjeç, kishin zyrtarizuar divorcin e tyre. Çifti kanë së bashku një djalë të quajtur Hudson, i cili është vetëm 21 muajsh. Të dyve u është dhënë kujdestaria e përbashkët ligjore dhe fizike e Hudson.

Ishte Haack ajo e cila njoftoi lajmin e ndarjes së tyre në shtator, duke shkruar:

Ant dhe unë kemi marrë vendimin e vështirë për t’u ndarë. Ne jemi mirënjohës për njëri-tjetrin dhe si gjithmonë, fëmijët tanë do të mbeten përparësia jonë. Ne e vlerësojmë mbështetjen tuaj dhe kërkojmë privatësi për ne dhe familjen tonë ndërsa shohim nga e ardhmja.

Një kërkesë zyrtare për divorc pasoi në muajin nëntor.

Zellweger, ndërkohë, ishte martuar më parë me Kenny Chesney për një periudhë të shkurtër në vitin 2005 dhe ishte në një lidhje me aktorin Jim Carrey nga viti 1999 deri në 2000. Ajo gjithashtu ka pasur marrëdhënie romantike me Jack White dhe Bradley Cooper.

Aktorja nga Teksasi ishte në një romancë së fundmi me muzikantin Doyle Bramhall II, me të cilin ajo takohej nga viti 2012 në 2019.