Celebrities Love & Sex Showbiz

Romeo Beckham më i dashuruar se kurrë me Mia Regan!

Së fundmi djali i madh i David dhe Victoria Beckham ka postuar në rrjetin e tij social disa foto me të dashurën e tij. Ata kanë më shumë se dy vite që janë të lidhur me njëri-tjetrin. Ai qëndroi larg të dashurës së tij modele, Mia Regan për disa javë me radhë për shkak të pandemisë.

Futbollisti më i ri ka ndarë me 3.1 milion ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram një postim ku ai shfaqet me Mia-n teksa janë në një varkë dhe shkruan se:

Përsëri me të. @mimimoocher

Mia u bashkua me familjen Beckham, për një pushim të gjithë si familje në Itali në muajin korrik dhe qëndroi në vendpushimin luksoz ‘Borgo Egnazia’ të vendosur në Pulia. Bukuroshja dhe Romeo gjithashtu morën një mini pushim në qytetin e bukur të Francës në Paris së bashku, si dhe një udhëtim në një vend bregdetar në Cornwall.

Mia dhe Romeo shënuan përvjetorin e tyre në maj. Duke festuar momentin e marrëdhënies së tyre disa muaj më parë, çifti ndanë një seri fotografish të dashura.

Cute! Celebrating their relationship milestone a few months back, the couple both shared a series of loved-up snaps including one where Mia attempts to take a bite out of Romeo's face

Rikujtojmë se Romeo duket se do të ndjekë hapat e babait të tij pasi nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale të futbollit. 19-vjeçari i është bashkuar skuadrës amerikane Fort Lauderdale, e cila operon si ekip rezervë në ekskluzivitetin e Beckham në Inter Miami.

Fort Lauderdale luan në USL League One, e cila është pjesë e nivelit të tretë të piramidës së futbollit në Amerikë, dhe aktualisht janë të tretët në tabelë. Romeo e njoftoi lajmin me një postim në Instagram që e shoqëronte me një shkrim gjithashtu.

Ndiqni ëndrrat tuaja!