Celebrities Gossip Showbiz

Romeo, djali i David Beckham, nënshkruan kontratën e parë profesionale!

Djali i David Beckham, Romeo duket se do të ndjekë hapat e babait të tij pasi nënshkroi kontratën e tij të parë profesionale të futbollit. 19-vjeçari i është bashkuar skuadrës amerikane Fort Lauderdale, e cila operon si ekip rezervë në ekskluzivitetin e Beckham në Inter Miami.

Fort Lauderdale luan në USL League One, e cila është pjesë e nivelit të tretë të piramidës së futbollit në Amerikë, dhe aktualisht janë të tretët në tabelë. Romeo e njoftoi lajmin me një postim në Instagram që e shoqëronte me një shkrim gjithashtu.

Ndiqni ëndrrat tuaja!

Ai gjithashtu ndryshoi biografinë e tij në platformën e mediave sociale në “Futbollist për çfortlauderdalecf”. Victoria ishte e etur për të treguar mbështetjen e saj, duke komentuar mbi foton e tij.

Ne jemi shumë krenarë për ty Romeo”.

Ngjashëm me babanë e tij, Romeo operon në krahun e djathtë, por është më i gjithanshëm pasi mund të luajë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Ai madje mund të bëjë debutimin e tij këtë fundjavë kur Lauderdale të përballet me Chattanooga Red Wolves SC në stadiumin DRV PNK të shtunën në mbrëmje.

Mjaft interesant fakti që Romeo gjithashtu mund të rikrijojë një lidhje të ngjashme siç babai i tij kishte me Manchester United, pasi djali i shefit të Inter Miami, Phil Neville, Harvey gjithashtu luan për Lauderdale. Romeo tashmë është stërvitur me Inter Miami, i cili mburret me një numër yjesh me famë botërore, dhe shpesh shihet duke brohoritur në ndeshje së bashku me babanë e tij.

Familja u transferua në Miami përgjithmonë. Kujtojmë se Victoria në një intervistë për Vogue në fillim të këtij viti u shpreh për të birin me krenarinë më të madhe.

Romeo është stërvitur me ekipin këtu çdo ditë, sepse kjo është ajo që ai dëshiron të bëjë.