Lajmet e fundit

Romeo Veshaj ka disa fjalë për të thënë pak ditë para nisjes së “Më lër të flas”!

Përpos aktrimit dhe moderimit vëllezërit Veshaj prej pak kohësh kanë nisur karrierën e tyre dhe në muzikë, ku kanë arritur të kenë shumë sukses. Deri më tani binjakët i kemi parë të bashkëpunojnë në projektet muzikore vetëm me këngëtarin dhe producentin e njohur, Elgit Dodën, me të cilin kanë lançuar mjaft këngë të suksesshme dhe kanë arritur miliona klikime.

Së fundmi është konfirmuar se binjakët do të vijnë me një rikthim të fuqishëm këtë sezon me programin ‘Më lër të flas’ në Top Channel, ku ditët e djeshme është publikuar edhe promo e puntatës së parë. Vetëm pak më parë Romeo ka publikuar një foto të tij në Instagram nga skena e “Më lër të flas”, ku dhe ka shprehur disa fjalë:

Nuk ka rëndësi kush jemi.
Ajo që ka rëndësi është plani ynë.

E ftuara e parë në puntatën e 1 tetorit do të jetë pikërisht prezantuesja dhe moderatorja Bora Zemani. Duket se ajo do të flasë sa për raportin mes tyre, sa edhe për programin më të ri që do të prezantojë “Dancing with the Stars”. I ftuari i dytë do të jetë balerini i njohur Kledi Kadiu. Një episod që padiskutim do të pritet me padurim nga të gjithë deri në premierën e datës 1 tetor.