Romina Ruda: “Në Shqipëri ngatërrohet të qëndruarit gjatë në punë më të punuarit shumë”!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar nëpërmjet një lidhjeje telefonike regjisorja dhe gazetarja Romina Ruda, për të na folur rreth të punuarit, sa na pëlqen të punojmë dhe të japim maksimumin tek puna që bëjmë. Për më shumë Romina shprehet:

Është e rëndësishme për të punuar në mënyrë produktive. Shoh që në Shqipëri ngatërrohet të qëndruarit gjatë në punë më të punuarit shumë. Është mirë që në atë periudhë kohë që po punon të jesh i fokusuar dhe jo të zvarritesh të pish nja 2 orë kafe, të kthehesh prap dhe të thuash dola në orën 8 nga zyra se u vonova. Tema aktuale është që tashmë edhe në Angli po diskutohet që do të ketë vetëm 4 ditë pune, në vende të tjera po diskutohet që të jenë 6 orë punë. Nga eksperienca ime, unë nuk mendoj se personi është më aktiv më shumë se 6 orë. Orët e punës që shkojnë 8-9 janë orë boshe që mbushet me ‘scroll’ në internet apo pirja e një kafe. Unë jam njishi për të lënë punë që nuk më pëlqejnë. Në jetën time kam punuar vetëm 1 herë në një punë zyre 9-5, isha në fund të zyrës dhe dëgjohesha vetëm 1 herë në 3 orë. Ka persona që janë më produktive dhe ndjehen më mirë në një punë të tillë, unë nuk jam. Një miku im më thotë aq sa para do të kem aq do shpenzoj. Nuk është paraja kryesorja por është ai zgjimi në mëngjes ku mezi pret të shkosh në punë, të diskutosh për projektet e tua, është dashuri më vete dhe unë për fat të mirë kam qenë në të njëjtën linjë me pasionin tim.