Sport

Ronaldo është dakord me tifozin që mendon se Leo Messi “e vodhi” Topin e Artë!

Me një tweet konçiz e direkt, Cristiano Ronaldo bashkohet me korin e atyre që e cilësojnë “të padrejtë” dhënien e Topit të Artë 2021 për Lionel Messin.

Kampioni portugez i përgjigjet postimit të një tifozi, që rendit të gjitha arsyet, për të cilat vlerësimi duhet t’i shkojë vetë CR7-ës apo Robert Lewandowskit, i dyti për vetëm 33 vota.

Ky postim që mban firmën e tifozit të njohur si “Cristiano Ronaldo – The Legendary” e që ndiqet nga vetë futbollisti legjendar, përshkruan me detaje, të gjitha sukseset e Ronaldos këtë vit, ndërsa dhënien e Topit të Artë për Messin e quan “vjedhje e turp”.

Të gjithë e panë. Kushdo që është sadopak inteligjent e di se kush janë ata që e meritojnë. Të marrësh çmime pa i merituar është lumturi false, pa krenari!

Përshkrimi i tifozit për Ronaldon, nis kështu:

43 gola në një vit, 6 gola në 5 ndeshje të këtij Champions League, të gjithë vendimtarë e një djalë që pavarësisht moshës, vazhdon të bëjë mrekulli e nuk ndalet së çudituri të gjithë botën, por sërish e vendosin në vendin e gjashtë. Vërtetë mendoni se 5 të tjerë bënë më shumë se ai në një vit? Kurrë! Duhej të garonte me Lewandoëskin, i cili në shifrat individuale ka qenë i jashtëzakonshëm. Por kujt i shkon vlerësimi? Messit, i cili fitoi vetëm Kupën e Mbretit me Barcelonën e nuk ka bërë asnjë gol kundër Real Madridit. Ka fituar vetëm Copa America. Me Messin është e kundërta, atij i mjafton një sezon i profilit të ulët, shumë poshtë, se gjithnjë do të gjejnë mënyrën për ta favorizuar e t’i japin çmime.

Ronaldo është plotësisht dakord me ato që shkruan fansi i tij dhe miraton me fjalën: “Fakte!”