Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Bota

Ronaldo nuk i reziston tifozit të vogël, ndalon “Lamborghinin”për një foto me të!

Një banderolë e një fëmije ka qenë e parefuzueshme për Cristiano Ronaldon që rrugën për në qendrën stërvitore të Manchster United e ka ndërprerë për pak minuta.

CR7 ka qenë duke udhëtuar për në Carrington kur anash rrugës ka evidentuar një fëmijë, i cili mbante në duar një pankartë ku shkruhej: ‘Ronaldo, të lutem a mund ta ndalosh? Do më zbukuroje fundjavën’

Ronaldo hapi krahun në rrugë dhe ndaloi Lamborghinin e tij, i cili kushton plot 170 mijë paund, për të kaluar pak minuta me tifozin dhe për të bërë një selfie që me siguri ky i fundit do ta mbajë mend gjithë jetën.

Vlen të theksohet se ky moment është fotografuar nga paparacët dhe është bërë viral në rrjetet sociale.