Celebrities Gossip Showbiz

Ronela befason me ‘look-un’ e saj në klipin e ri!

Ronela Hajati jo vetëm që është rikthyer fuqishëm në tregun muzikor duke publikuar shumë këngë të reja të përfshira në albumin e saj më të ri “Rron’Ela”, por ajo gjithashtu nuk ngurron dhe të befasojë me ‘look-et’ e saj në klipe.

E teksa ka ndarë me ndjekësit një foto nga xhirimet e këngës së saj më të re, këngëtarja ka befasuar me pamjen në klip. Një veshje e tëra në të kuqe dhe në flokë disa trëndafila të varur, Ronela na tregoi dhe njëherë sa e veçantë që është.

Këngëtarja zbuloi dhe zhanrin e projektit më të ri që po lançon duke na treguar se do të kërcejmë shumë me këtë këngë.

Më besoni, do të kërceni me këtë! #këngëerepovjen

Së fundmi, kujtojmë se Ronela ka ardhur me një bashkëpunim me reperin shumë të dashur për publikun Vig Poppa. Dyshja kanë sjellë ‘remake-un’ e këngës shumë të njohur “A do të vish”.

“Alo” ka vetëm tre muaj që është publikuar dhe ka mbi 3 milion klikime në YouTube.