Celebrities Gossip Showbiz

Ronela do të sjellë “Leje” më shpejt nga çfarë mendonim!

Ronela Hajati jo vetëm që është rikthyer fuqishëm në tregun muzikor duke publikuar shumë këngë të reja të përfshira në albumin e saj më të ri “Rron’Ela”, por ajo gjithashtu nuk ngurron dhe të befasojë me ‘look-et’ e saj në klipe. Vetëm para pak ditësh këngëtarja bukuroshe na tregoi pak nga pamja e saj në këngën e re që pritet të publikojë së shpejti dhe si gjithmonë na tregoi dhe njëherë sa e guximshme është. Ronela publikoi një pjesë të shkurtër nga xhirimet e klipit të këngës duke na treguar pak më shumë nga çfarë po vjen. Teksa këngëtarja shkëlqen me veshjen e saj ne ngjyrë bojëqielli, ajo shoqërohet nga disa vajza që duket të jenë modelet e klipit.

Pak më parë, këngëtarja ka publikuar ‘trailer-in’ e këngës më të re që do të lançojë së shpejti dhe që do të titullohet “Leje”. Ronela ka zbuluar gjithashtu dhe datën e publikimit, duke treguar se nuk do të na lërë shumë në pritje, pasi do të publikohet në 1 tetor.

1 tetor “Leje”, Mezi po pres!

Ronela ka treguar pak nga teksti i këngës gjithashtu që duket se është dashurie, megjithatë ajo na premtoi që do të kërcejmë me “Leje”!

Së fundmi, kujtojmë se Ronela ka ardhur me një bashkëpunim me reperin shumë të dashur për publikun Vig Poppa. Dyshja kanë sjellë ‘remake-un’ e këngës shumë të njohur “A do të vish”.

“Alo” ka vetëm tre muaj që është publikuar dhe ka mbi 3 milion klikime në YouTube.