Celebrities Gossip Showbiz

Ronela Hajati bëhet nostalgjike dhe na tregon disa nga prapaskenat që nuk i dinim nga Eurovision!

Shqipëria, me këngëtaren Ronela Hajati hapi mbrëmjen e parë gjysmëfinale të Eurovizion 2022. Me energjinë e saj, potencën vokale dhe ritmet e këngës “Sekret”, Ronela Hajati ndezi skenën, por kjo nuk ishte e mjaftueshme që ajo të merrte votat e publikut për të shkuar në finale.

Duartrokitjet e publikut në sallë ishin të shumta, megjithatë ato nuk ndikuan për të shtuar votat për këngën shqiptare. E teksa shpesh këngëtarja është kritikuar në rrjete sociale lidhur me këngën dhe performancën e saj, por sërish “Sekret” vazhdon të jetë shumë e klikuar dhe kënga të dëgjohet kudo pavarësisht komenteve.

E para disa orësh, Ronela duket të jetë bërë nostalgjike lidhur me atë eksperiencë dhe na ka treguar disa nga prapaskenat dhe ‘sikletet’ që ka kaluar, por sërish për bukuroshen mbetet një moment i paharruar. Teksa na ka treguar një moment ku çizmet e saj u prishën pikërisht në momentin para se të futej në skenë dhe fotot me miqtë e saj, artistja na ka kthyer pas në kohë nga kjo eksperiencë kaq e bukur që u përfol mjaft asokohe.

Kënga e parë që Ronela publikoi për këtë verë është shumë e veçantë pasi teksti është në gjuhën italiane, një super surprizë kjo nga artistja. Pas ‘Caramel’, Ronela publikoi ‘Valle’, një projekt që bëri shumë bujë para se të hidhej në YouTube nga veshja si nuse e bukuroshes, por një nuse ndryshe me fustan të zi. Kënga ka një muaj që është publikuar dhe ka afro 3 milion klikime.