Celebrities Gossip Showbiz

Ronela Hajati bën deklaratën e papritur në lidhje me të dashurin!

Pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision, Ronela ka paralajmëruar se tanimë ka ardhur koha t’ja nisë me projektet e saj të reja muzikore dhe siç u shpreh ‘nuk ka kohë për pushim’.

E përpos angazhimit në muzikë, bukuroshja është shpesh aktive edhe me postime nga përditshmëria e saj që si jemi mësuar tanimë janë me të vërtetë shumë ‘funny’. Vetëm pak më parë me anë të një fotoje nga dita e sotme këngëtarja ka bërë dhe një deklaratë të re në lidhje me dashurinë.

Të dashur nuk dua, larg mundësisht nga jeta ime ti xhind që do të marrësh vëmendje dhe kohë…Unë dua vetëm shëndet dhe punë

Së fundmi Ronela ka postuar një video duke ecur me makinë, ku na ka treguar se si reagon ajo kur papritur dëgjon ndonjë nga këngët e saj në radio, ku mimikat e fytyrës dhe gjendja e saj do t’ju habisin.

Para pak kohësh ka ndarë me ne një ‘selfie’, krahas ka shkruar: “Nëse nuk mund të kem dashuri, dua fuqi”. Mos ndoshta bukuroshja ka dashur të na tregojë se jeta e saj private nuk është në ‘rrugën e duhur’?