Celebrities Gossip Showbiz

Ronela Hajati do të donte shumë të dilte në një takim, por ka diçka që e pengon!

Pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision, Ronela ka paralajmëruar se tanimë ka ardhur koha t’ja nisë me projektet e saj të reja muzikore dhe siç u shpreh ‘nuk ka kohë për pushim’.

E përpos angazhimit në muzikë, bukuroshja është shpesh aktive edhe me postime nga përditshmëria e saj. Ashtu si ka qenë edhe më e fundit ku këngëtarja teksa ka treguar se sapo ka bërë një make-up profesional dhe ashtu e kuruar shprehu dëshirën për të shkuar në një ‘date’ (takim), por ka diçka që e pengon dhe është pikërisht, puna! Bukuroshes i duhet të shkojë në studio për të punuar në projektin e radhës.

Kam nevojë për një takim sonte, por jo! Do të shkoj në studio si gjithmonë.

Kënga e parë që lansoi për këtë verë është shumë e veçantë pasi teksti është në gjuhën italiane, një super surprizë kjo nga artistja. Pas ‘Caramel’, Ronela publikoi ‘Valle’, një projekt që bëri shumë bujë para se të publikohej nga veshja si nuse e bukuroshes, por një nuse ndryshe me fustan të zi. Kënga ka gati dy javë që është publikuar dhe ka më shumë se dy milion klikime në platformën YouTube.