Celebrities Gossip Showbiz

Ronela Hajati do të publikojë këngën e saj më të re dhe do të jetë në gjuhën italiane!

Shqipëria, me këngëtaren Ronela Hajati hapi të martën e kaluar mbrëmjen e parë gjysmëfinale të Eurovizion 2022. Me energjinë e saj, potencën vokale dhe ritmet e këngës “Sekret”, Ronela Hajati ndezi skenën, por kjo nuk ishte e mjaftueshme që ajo të merrte votat e publikut për të shkuar në finale.

Duartrokitjet e publikut në sallë ishin të shumta, megjithatë ato nuk ndikuan për të shtuar votat për këngën shqiptare. E teksa shpesh këngëtarja është kritikuar në rrjete sociale lidhur me këngën dhe performancën e saj, por sërish “Sekret” vazhdon të jetë shumë e klikuar dhe kënga të dëgjohet kudo pavarësisht komenteve.

E duket se tanimë Eurovision është një ‘kapitull i mbyllur’ për bukuroshen pasi me anë të një Instastory, ajo ka paralajmëruar se tanimë ka ardhur koha t’ja nisë me projektet e saj të reja muzikore dhe siç u shpreh ‘nuk ka kohë për pushim’.

Kënga e parë që do të lansojë për këtë verë është gati, pasi me anë të një Instastory, bukuroshja na ka treguar titullin e këngës dhe datën e publikimit. Madje ky projekt i këngëtares do të vijë në gjuhën italiane.

1 korrik – ‘single’ im i parë në gjuhën italiane ‘Caramel’  

Para pak ditësh, bukuroshja publikoi bashkëpunimin e saj me MatoLale. Kënga erdhi e shoqëruar me videoklip dhe quhet ‘Papi Chulo’. Deri më tani, projekti i tyre ka mbi 1 milion klikime dhe është një sukses i pritshëm nga dy artistë si Ronela dhe Mato.