Celebrities Gossip Showbiz

Ronela Hajati feston sot ditëlindjen dhe na zbulon pak nga atmosfera e festës private!

Ditën e sotme feston ditëlindjen e saj të 32-të Ronela Hajati. Në ditën e saj më të lumtur, miqtë e këngëtares janë siguruar që ta mbushin me dhurata atë dhe ta bëjnë qendrën e vëmendjes.

Ronela ka festuar me shoqërinë e ngushtë në një festë private deri në orët e para të mesnatës.

Së fundmi, kujtojmë se Ronela ka ardhur me një bashkëpunim me reperin shumë të dashur për publikun Vig Poppa. Dyshja kanë sjellë ‘remake-un’ e këngës shumë të njohur “A do të vish”.

“Alo” ka vetëm dy muaj që është publikuar dhe ka mbi 3 milion klikime në YouTube.

Gjithashtu, ju kujtojmë ta votoni këngën në “The Top List” nëse është e preferuara juaja dhe doni ta shihni të renditur sa më lartë në klasifikim.

28/08/2021