Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Ronela Hajati: “Janë ca njerëz që nuk e meritojnë të ndizet kamera para tyre!”

E ftuar në “Pardon My French”, Ronela Hajati ka zbuluar shumë gjëra rreth jetës së saj private dhe karrierës artistike. Këngëtarja ka treguar se albumi i saj “Rron” po i merr shumë kohë duke punuar për të sjellë projektet e reja.

Jam duke punuar pa pushim për realizimin e këngëve të albumit në studio. Nuk kam shumë kohë për të dalë, por më pëlqen fakti që jam e zënë me diçka, pasi nuk kemi thuajse fare koncerte këtë periudhë.

Kënga e saj “Alo” në bashkëpunim me reperin Vig Poppa u përfol shumë për të drejtat e autorit dhe Ronela tregoi se ka kërkuar leje nga autorët e këngës nëse mund të përdorte këngën e tyre. Këngëtarja, gjithashtu zbuloi se si lindi bashkëpunimi me reperin.

Nuk e di pse bëri aq bujë kënga “Alo”, pasi gjithë ‘remake-t’ që bëen merren pa asnjë leje. Unë mora tek autorët e këngës Luan Zhegu dhe Osman Mula. Nuk më shkoi në mendje të pyesja dhe tekstshkruesin Agim Doci, nuk mendova që duhet të hyja aq thellë. Bashkëpunimi me Vig Poppa-n nuk lindi rastësisht, kishim me kohë në plan një bashkëpunim, derisa unë i prezantova këtë projekt. Atij i pëlqeu dhe kështu mbaroi shumë shpejt.

Ndërkohë që jemi në një fluks ‘këngëtarësh’ ku shumë personazhe po sjellin projekte muzikore, Ronela duket të jetë jo dakord me këtë ‘mbingakesë’.

Njeriu e bën punën që të marri vlerësimin, përveç anës materiale duhet dhe ‘feedback-u’ i njerëzve. Ka këngë ‘të dobëta’ që marrin shumë klikime dhe janë ca njerëz që nuk meritojnë të ndizet kamera para tyre. Të jesh artist duhet të ksh një kulturë dhe formim artistik. Sado që unë bëj këngë eksplicite apo balada, varet nga rryma, këtë mund ta bësh vetëm pasi njerëzit janë mësuar se çfarë ti mund të bësh. Njerëz që dalin nga hiçi dhe mendojnë se me para mund të zhdukin gjithë punën tënde, për mendimin tim nuk meritojnë t’ju ndizet llamba e kuqe. Në vendet e tjera nuk ndodh, por te ne nuk ka barriera artistike.

Ronela, gjithashtu treguar dhe planet e së ardhmes, duke na çuditur pasi ka zbuluar se në një të ardhme mund të ketë një produksion televiziv dhe ta shohim si prezantuese.

Do të nxjerr një këngë në fillim të gushtit. Kam gjithashtu në plan të bëj një këngë për babin si një dedikim personal. Në një të ardhme mund të kem dhe një produksion timin televiziv, pasi e shoh veten si prezantuese.

Nuk mund të shpëtonte, Ronela pa u pyetur për jetën e saj private, që edhe pse në jo në mënyrë të drejtpërdrejt tregoi se është beqare.

Kjo verë më gjeti më mirë se verën e kaluar.

Kevi: Po vera zakonisht i gjen njerëzit ‘single’

Po, prandaj thash më mirë se verën e kaluar.