Celebrities Gossip Showbiz

Ronela Hajati ka një mesazh për ata që e quajnë të shëndoshë…

Pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision, Ronela ka paralajmëruar se tanimë ka ardhur koha t’ja nisë me projektet e saj të reja muzikore dhe siç u shpreh ‘nuk ka kohë për pushim’.

E përpos angazhimit në muzikë, bukuroshja është shpesh aktive edhe me postime nga përditshmëria e saj që si jemi mësuar tanimë janë me të vërtetë shumë ‘funny’. E së fundmi me anë të video të postuar në TikTok, Roni duket se jo vetëm ka bërë sfidën me doza humori, por ka dhe një ‘mesazh’ për ata që e quajnë të shëndoshë. Teksa ka vënë në dukje komentin që i bëhet më shumë në rrjete sociale: “Je e shëndoshë!”, krahas e ka shoqëruar me mimikat e saj që tregojnë se nuk i bëjnë aspak përshtypje këto fjalë dhe kjo është pikërisht mënyra e duhur si duhet të reagojmë kur na drejtohen komente negative.

@ronelahajatiofficiall

Ose bjeri bjeri 🤌🏼

♬ son original – Aymeric

Kënga e parë që Ronela publikoi për këtë verë është shumë e veçantë pasi teksti është në gjuhën italiane, një super surprizë kjo nga artistja. Pas ‘Caramel’, Ronela publikoi ‘Valle’, një projekt që bëri shumë bujë para se të hidhej në YouTube nga veshja si nuse e bukuroshes por një nuse ndryshe me fustan të zi. Kënga ka një muaj që është publikuar dhe ka afro 3 milion klikime.