Celebrities Gossip Showbiz

Ronela Hajati na tregon ‘1000 hallet’ që ka në kokë dhe dashuria nuk është një prej tyre!

Pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision, Ronela ka paralajmëruar se tanimë ka ardhur koha t’ja nisë me projektet e saj të reja muzikore dhe siç u shpreh ‘nuk ka kohë për pushim’.

E përpos angazhimit në muzikë, bukuroshja është shpesh aktive edhe me postime nga përditshmëria e saj që si jemi mësuar tanimë janë me të vërtetë shumë ‘funny’. Me anë të disa Instastory-ve artistja na ka treguar shqetësimet që po kalon së fundmi, por është siguruar të na tregojë se ndër to nuk është aspak dashuria.

Me anë të një Instastory artistja ka zgjedhur që t’ju përgjigjet të gjitha komenteve ofenduese që merr për veten e saj në rrjete sociale lidhur me peshën duke ‘i mbyllur’ kështu gojën njëherë e mirë ndjekësve që komentojnë negativisht.

Kënga e parë që Ronela publikoi për këtë verë është shumë e veçantë pasi teksti është në gjuhën italiane, një super surprizë kjo nga artistja. Pas ‘Caramel’, Ronela publikoi ‘Valle’, një projekt që bëri shumë bujë para se të hidhej në YouTube nga veshja si nuse e bukuroshes por një nuse ndryshe me fustan të zi. Kënga ka një muaj që është publikuar dhe ka afro 3 milion klikime.