Celebrities Gossip Showbiz

Ronela Hajati sapo na zbuloi pak nga kënga e saj më e fundit ‘TQR’!

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

E duket se artistja nuk ka aspak kohë të pushojë edhe pse ky vit sapo ka nisur dhe këtë e ka treguar duke paralajmëruar se do të sjellë këngë të reja e ndër to është një surprizë që ka përgatitur për ndjekësit e saj dhe mban titullin ‘TQR’ (Te Quiero Ronela). Vetëm pak më parë me anë të një Instaastory, bukuroshja na ka zbuluar një pjesë nga projekti që do të publikojë së shpejti dhe sipas saj do të na bëjë të mallkojmë shumë…

Epo le të shohim!

E ftuar si pjesëmarrëse e Eurovision-it, bukuroshja i ka falur publikut spanjoll një super performancë duke na treguar se jo vetëm në Shqipëri por Ronela mbetet një divë kudo që shkon.