Celebrities Gossip Showbiz

Ronela Hajati tregon gjithçka mbi planet e së ardhmes…

Ronela Hajati prej pak kohësh ka treguar se ka udhëtuar drejt Amerikës, më saktë New York-ut ku ndodhen dhe disa nga miqtë e saj më të mirë. Nga angazhimi me albumin dhe koncertet, këngëtarja nuk pushoi shumë gjatë sezonit veror dhe duke se ato ditë po i zëvëndëson tani.

Mirëpo, edhe pse me pushime, Ronela i ka mbajtur vazhdimisht ndjekësit e saj të angazhuar me postimet e saj dhe së fundmi me një ‘bisedë online’ me ta, ajo ka treguar shumëçka për planet e së ardhmes dhe projektet e reja që do të lançojë.

Bukuroshja ka zbuluar se edhe pse ndodhet për pushime në Amerikë, është duke punuar mbi këngën e saj të rradhës “Larg”, që do të publikohet në fillim të vitit tjetër. Jo vetëm kaq, por Ronela na zbuloi se pjesa tjetër e mbetur e pa lançuar nga albumi do të ketë edhe bashkëpunime surprizë.

Rikujtojmë se, para vetëm 1 muaji këngëtarja publikoi projektin e saj më të ri muzikor, pjesë e albumit “Rron’Ela” në bashkëpunim me Klementin, një djalë të vogël, por shumë të talentuar. “Leje” ka afro 4 milion klikime në platofromën YouTube duke rezultuar shumë e pëlqyer. Jo vetëm kaq, por kënga është gjithashtu pjesë e ‘The Top List’ dhe prej disa javësh ndodhet në klasifikim, ku mund ta votoni në link-un e mëposhtëm nëse është e preferuara juaj dhe dëshironi ta shihni më lart në renditje.

06/11/2021