Celebrities Showbiz

Ronela Hajati zbulon datën e publikimit të këngës së shumëpritur!

Ronela bëri një pauzë mjaft të gjatë, që pas periudhës së pandemisë. Kur të gjithë po prisnin “Aventura”, këngën të cilën Ronela është shprehur se e ka shumë përzemër, ajo vendosi ta shtynte pa afat.

Mesa duket, si për shumë këngëtarë të tjerë dhe për të, periudha e karantinës ishte shumë frytdhënëse, pasi Ronela u rikthye me një album të plotë. Kënga e famshme “Aventura” është e radhës që do të publikohet, pasi  ndjekësit e saj kanë plot një vit që e presin me kërshëri.

Për të gjithë ata, Ronela ka dhënë një datë publikimi dhe ajo është 20 maj, ku ka publikuar dhe trailerin e këngës.

Edhe pse e ka shtyrë vazhdimisht, Ronela ka publikuar edhe foto nga look-u i saj në videoklip.