Celebrities Gossip Showbiz

Ronela Hajatin dhe Young Zerka-n i bashkoi sërish diçka!

Lidhja e pa pranuar kurrë në mënyrë direkte nga dy artistët Ronela Hajati dhe Young Zerka ka qenë një ndër më të përfolurat e showbiz-it tonë. Dyshja qëndroi bashkë prej vitesh dhe gjithashtu bashkëpunuan dhe profesionalisht duke sjellë dy projekte muzikore shumë të pëlqyera.

Megjithatë, për shkaqe ende jo të ditura, Ronela dhe Zerka i dhanë fund lidhjes së tyre disa- vjeçare. Prej kohësh nuk ishin parë bashkë, por puna duket se i bashkoi sërish. Të dy ishin të ftuar mbrëmjen e djeshme për të kënduar në një koncert në Prishtinë. Njoftimin e bëri Ronela ku nga vetë lajmërimi i klubit që tregonte se do të ishin të dy të ftuar nuk fshiu asgjë, ndërsa Zerka publikoi vetëm një foto të tijën.

Epo, mesa duket gjërat mes ish- çiftit nuk kanë shkuar aspak mirë…

Së fundmi, dyshja edhe pse të ndarë vazhdojnë të jenë aktivë me këngë dhe projekte të reja. Së fundmi, Ronela po publikon albumin e saj “Rron-Ela”, nga i cili deri më tani ka publikuar 4 këngë, e fundit është bashkëpunimi me reperin Vig Poppa me këngën ‘Alo’. Nga ana tjetër Zerka vetëm para tre ditësh publikoi “Sorry” në bashkëpunim me Alandy-n.