Celebrities Gossip Showbiz

Ronela Hajatit i ndodh e papritura në mes të Londrës: “Nuk kam identitet…”

Ronela Hajati së fundmi ndodhet në Londër për shkak të një koncerti që mbajti para pak ditësh, por ka treguar se po i shpenzon edhe disa ditë të tjera duke u argëtuar me miqtë e saj. Mirëpo, gjithë argëtimi duket se është ‘shuar’ pasi artistes i ka ndodhur e papritura duke i vjedhur të gjithë paratë dhe kartat personale. Këtë e ka treguar vetë këngëtarja me anë të një Instastory ku shprehet:

Kjo është një foto imja e lumtur para se të më vidhnin portofolin tek kjo çanta. Fotoja ime e fundit e lumtur. Më kanë vjedhur gjithë lekët, kartat, identitetin. Jam në mes të Anglisë dhe nuk kam identitet. Kam gjithsej vetëm 4 paund. Pres shumë lek nga ju shqiptarët e mi të m’i sillni.

Pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision, Ronela ka paralajmëruar se tanimë ka ardhur koha t’ja nisë me projektet e saj të reja muzikore dhe siç u shpreh ‘nuk ka kohë për pushim’.

E përpos angazhimit në muzikë, bukuroshja është shpesh aktive edhe me postime nga përditshmëria e saj që si jemi mësuar tanimë janë me të vërtetë shumë ‘funny’. Me anë të disa Instastory-ve artistja na ka treguar shqetësimet që po kalon së fundmi, por është siguruar të na tregojë se ndër to nuk është aspak dashuria.

Kënga e parë që Ronela publikoi për këtë verë është shumë e veçantë pasi teksti është në gjuhën italiane, një super surprizë kjo nga artistja. Pas ‘Caramel’, Ronela publikoi ‘Valle’, një projekt që bëri shumë bujë para se të hidhej në YouTube nga veshja si nuse e bukuroshes por një nuse ndryshe me fustan të zi. Kënga ka një muaj që është publikuar dhe ka afro 3 milion klikime.