Celebrities Gossip Showbiz

Ronelën të vogël me shumë mundësi nuk do ta njihni fare!

Ronela Hajati jo vetëm që është rikthyer fuqishëm në tregun muzikor duke publikuar shumë këngë të reja të përfshira në albumin e saj më të ri “Rron’Ela”, por ajo gjithashtu nuk ngurron dhe të befasojë me ‘look-et’ e saj në klipe.

Megjithatë, e keni menduar ndonjëherë Ronelën një fëmijë të vogël, jo siç jemi mësuar gjithmonë ta shohim të kuruar apo provokuese në klipet dhe daljet e saj televizive? Epo, këngëtarja u bë pak nostalgjike dhe na e tregoi një foto kur ka qenë thjesht një vogëlushe dhe me siguri nuk do ta njihni.

Unë dhe mamaja ime

Pak ditë më parë, këngëtarja ka publikuar ‘trailer-in’ e këngës më të re që do të lançojë së shpejti dhe që do të titullohet “Leje”. Ronela ka zbuluar gjithashtu dhe datën e publikimit, duke treguar se nuk do të na lërë shumë në pritje, pasi do të publikohet në 1 tetor.

1 tetor “Leje”, Mezi po pres!

Ronela ka treguar pak nga teksti i këngës gjithashtu që duket se është dashurie, megjithatë ajo na premtoi që do të kërcejmë me “Leje”!

Së fundmi, kujtojmë se Ronela ka ardhur me një bashkëpunim me reperin shumë të dashur për publikun Vig Poppa. Dyshja kanë sjellë ‘remake-un’ e këngës shumë të njohur “A do të vish”.