Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Gossip

Rosie Huntington-Whiteley e përshkruan partnerin e saj me fjalët më të ëmbla e të bukura!

Një modele shumë e njohur e cila admirohet shumë për stilin e saj tepër të rafinuar është Rosie Huntington-Whiteley. Ajo ka shumë kohë që është në një marrëdhënie mjaft të lumtur me të fejuarin e saj, Jason Statham.

Çifti është fejuar në vitin 2016 dhe së bashku kanë që prej vitit 2010, si dhe kanë një djalë 4-vjeçarë të quajtur Jack Oscar.

Në një intervistë për “The Sun”, ish-modelja ka shprehur më shumë detaje nga jeta e saj personale dhe marrëdhënia me aktorin e “Fast and Furious”.
Sipas saj ai është mbrojtësi i saj më i madh, si dhe i është bërë mentor gjithashtu.

Rosie është shprehur duke thënë se janë të dy tipa mjaft ambiciozë dhe se janë shumë të emocionuar për jetën që kanë. Bukuroshja e cilësoi aktorin si mbrojtësin e saj më të madh dhe se do të dëshironte që edhe partneri i saj të mendonte të njëjtën gjë për të.
Sipas saj të gjithë e njohin shumë të ashpër por ka dhe një natyrë të butë që nuk e shfaq shpesh, por ai i ka qëndruar gjithmonë në krah në çdo vendim që ajo ka marrë.

Ata fillimisht kanë jetuar në Malibu, në një rezidencë 14 milion paundësh, ama tashmë janë rikthyer duke jetuar në Britaninë e Madhe pasi dëshira e tyre ishte që fëmijët të rriteshin në vendin e prindërve të tyre.