Celebrities Music Ndryshe

Rovena Dilo: “Milionere bëhesh vetëm duke kënduar tallava në Shqipëri!”

Rovena Dilo është një këngëtare shumë e dashur për publikun shqiptar. Ajo ishte e ftuar sot në një lidhje telefonike në “Ndryshe”, ku tregoi ndër të tjera, edhe sa vlerësohet muzika dhe arti në Shqipëri sipas saj.

Rovena u shpreh se këngët e mira nuk vjetërohen ndonjëherë. Mirëpo, ajo nuk mendon se arti i vërtetë vlerësohet aq sa duhet.

Këtu dhe kënga s’ka lekë, ahengu ka lekë… Me këngët që kam unë duhet të isha milionere. Unë këndoj popullore, por urrej ahengun. Muzika ditët e sotme është një abuzim në përgjithësi, s’mund të flas në veçanti se ka njerëz me ide, shpirt e talent.

Këngëtarja tregon se do të marrë pjesë në një festival në Kosovë të quajtur “Zambaku i Prizrenit”. Ajo shprehet se është një mënyrë e mirë për të lëvizur drejt tregut të Kosovës.

Gjithashtu, Rovena diskutoi edhe mbi emisionin e saj “Fol me mua”. Artistja tregon se gjithnjë ka dashur të ketë një emision të sajin, dhe ky i tanishmi, ishte ai që mund të realizohej më lehtë. Ajo e ka shijuar shumë tërë procesin, dhe ndër bisedat më interesante kanë qenë ato me Jonila Godolen, Mimi Kodhelin, Grida Duman, e disa personazhe të tjera nga bota e medias dhe politikës.