Celebrities Gossip Pardon My French Showbiz

Roza Lati: “Fama e Për’puthen si flluska sapuni”

Roza Lati është një personazh që ngjall dinamikë dhe shprehet në mënyrë sa më të drejtëpërdrejtë, ky lloj karakteri e bën atë më të veçantë dhe një emër më të lakuar, sidomos në rrjete sociale.

Prej disa vitesh Roza Latin e shohim në moderimin e programit “Why Not”, ndërsa nuk janë të pakta herët, duke qenë një nga personazhet më të ndjekur shqiptare në Instagram, që deklaratat e saj në këtë rrjet social bëjnë bujë dhe komentohen.

Mbrëmjen e djeshme Roza ishte e ftuar në Top Albania Radio në emisionin “Pardon My French” të moderuar nga Jonida Aliçkolli dhe Kejvin Kalo.

Në një intervistë në studio, Jonida nuk nguroi t’i merrte Rozës opinionin mbi programin Për’puthen që po shkakton shumë polemika kohët e fundit.

Sa i përket formatit të programit dhe autores, Roza nuk ka asnjë ankesë përkundrazi e përgëzon shumë, por sa iu përket konkurrentëve ka dy fjalë për ta:

Një këshillë ju jap të gjithë flluskave të sapunit, ju lutem është famë momentale… Programi është super është një trampolinë shumë e mirë vëmëndjeje, por ata janë të gjithë përsëritës, mbaron cikli kalon tjetri, kalon tjetri, ndërkohë programi vetë është shtëpia. Ndërkohë këta që hynë e dalin, hynë e dalin duhet të jenë pak më fleksibël sepse janë për pak kohë aty brenda se do të vinë të tjerë…