Gossip Showbiz

Roza Latit nuk i del e keqja me Bietën! “Nuk i marrim burrin njeriu, nuk janë të gjithë si ty…”

Një ndër personazhet që krijon më shumë polimika dhe thotë atë që mendon, pa doreza, është Roza Lati.

Ajo ishte e ftuar në një emision ditën e djeshme, ku moderatori e ka pyetur se pse ka patur kaq shumë përplasje me personazhe të tjerë të njohur si Enca, Aurela Hoxha, Bieta Sulon e të tjerë.

Në sekondin që u përmend emri i Bietës, Roza pati një reagim të menjëhershëm në të cilin u shpreh se e kishte ndjekur emisionin e saj, ku kishte qenë e ftuar Dalina Buzin, e cila do të fliste për serialin më të ri shqiptarë “SNOB”. Dhe i kishte bërë përshtypje mikëpritja e Bietës dhe ngrohtësia që kishte treguar ndaj Dalinës, por me Rozën jo.
Këtë gjë ajo mendon se e ka personale me të, por gjithsesi ajo është shprehur se nuk i intereson shumë pasi ajo nuk i merr burrin askujt.

Me këto fjalë ajo ka akuzuar moderatoren Sulo se ia merr burrat të tjerave.

Mesa duket e kishte personale me mua. Po ne nuk është se ja marrim burrin njeriu, më vjen keq. Jo zemër nuk janë të gjithë si ty, nuk janë të gjithë si ty.

Më pas biseda vijon duke treguar se Roza kishte prova që gazetarët e Bietës i kishin shkruar duke i thënë se intervista e saj ishte më e klikuara në YouTube.

Rikujtojmë se përplasja mes tyre ka nisur që në muajin qershor, kur Roza ishte e ftuar në emisionin e Bietës dhe është pyetur rreth një seti fotografik ku shfaqej me të brendshme në një vaskë.
Për këtë Sulo i është drejtuar duke e pyetur nëse kishte për qëllim t’i binte në sy dikujt. Por sigurisht që përgjigja e Rozës ka qenë mohuese, duke i treguar se ajo bën çfarë të dojë dhe vishet si të dojë.

Por nuk zgjati shumë dhe situata filloi u tensionua, kur bukuroshja bëri kërkesë Bietës për të shfaqur një foto që ajo kishte realizuar. Ndryshe nga çfarë prisnim, moderatorja e “Ftesë në 5-së” ka reaguar duke i thënë se nuk munden për shkak të orarit. Kjo gjë e ka ofenduar tej mase Rozën dhe më pas ajo është shprehur me anë të një postimi në Instagram.

Unë nuk e kuptoj të të ftojë tjetra në studio dhe të të ofendojë…
Dhe ndërkohë më fshini videon?? Nga wall-i??

Kam 1001 inbox-e nga njerëzit që reagojnë, si mundet në një emision televiziv të të fyejë tjetra në shtëpinë e vet ku ti i shkon e ftuar… dhe nuk përtoj t’i nxjerr të gjitha inbox-et një nga një meqë luani kaq pisët dhe më fshini video-n