Celebrities Gossip Showbiz

Rozana Radi i rikthehet ‘dashurisë së vjetër’ në një projekt për burrat!

Rozana Radi prej kohësh nuk ishte më pjesë e tregut muzikor me projekte të reja. Megjithatë, ajo nuk i mungoi ekranit si prezantuese apo në rrjete sociale ku reklamon biznesin e saj të veshjeve dhe shpesh poston foto provokuese.

Megjithatë, pas një pauze mjaft të gjatë, Rozana u rikthye me një bashkëpunim me producentin e njohur shqiptar Stine. “Serenata” e dy artistëve erdhi me një ‘trailer’ shumë të veçantë të këngës, tamam si nëpër filma. Kënga u soll me ritme mjaft verore dhe shumë romantike për çiftet e dashuruara.

Këngëtarja gjithashtu i është rikthyer ‘dashurisë së saj të vjetër’ aktrimit. Prej disa ditësh në teatrin “Andon Zako Çajupi” në Korçë po jepet komedia “A mund të flasim për burrat”. Komedia përpos humorit ka dhe shumë leksione për jetën dhe raporteve komplekse me burrat. Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram me disa momente nga shfaqja, Rozi ka falenderuar të gjithë publikun, bashkëpunëtorët dhe regjisoren e shfaqjes, motrën e saj Andeta Radi.

https://www.instagram.com/p/CVTKvPYtJTb/?utm_source=ig_web_copy_link

Së fundmi, këngëtarja ka zbuluar në një bisedë online me ndjekësit e saj se është në një lidhje dhe ka treguar publikisht se pushimet e fundit në Mykonos i kaloi me të dashurin e saj duke na rrëfyer dhe sa kohë ka e lidhur me të.

Pas “Serenatës” me Stinen, u duk se Rozi ka dashur vetëm një shtysë për t’u rikthyer fuqishëm. Në një bisedë online me ndjekësit, e pyetur nëse mendon të godasë përsëri me ndonjë këngë, këngëtarja ka zbuluar një surprizë interesante.

Dëgjojeni dhe për pak, sigurisht do ketë një tjetër shumë shpejt.