Celebrities Gossip Showbiz

“Rrenat e tua i pija…”, kujt i drejtohet kështu Xhensila Myrtezaj?

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit. Përpos karrierës bukuroshja është mjaft aktive me postime nga jeta e saj private duke ndarë shpesh postime mjaft të ëmbla me ndjekësit e saj.

Ka kaluar disa kohë nga publikimi i këngës së saj të fundit e duket se Xhensila ka gati një projekt të ri muzikor. Këtë na e ka treguar me një postim në Instagram pak më parë, ku me anë të disa fotove nga videoklipi i ri ka shkruar edhe një frazë nga teksti i këngës dhe ka treguar se do të publikohet javën tjetër.

E me fund i pija, rrenat e tua i pija

Së fundmi Xhensila ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të dhe gjatë festës së organizuar pati spekulime për një shtatzani të mundshme të saj, për shkak të barkut të rrumbullakosur që dukej nga fotot dhe video-t e bëra. Një reagim erdhi me anë të një Instastory të publikuar disa ditë më parë ku në formë ironie për portalet u shpreh: “Pu pu, filluan prapë”. E më pas artistja me anë të një video ku shfaqej në palestër me trupin më në formë se kurrë duket se zgjodhi t’i vendosë ‘pikat mbi i’ gjithë lajmeve.