Aktualitet

Rreth dy mijë e 400 raste me COVID e 3 viktima në 24 orë; 14 pacientë janë rëndë

Edhe kjo e enjte ka shënuar rritje të lartë të infektimeve me COVID në 24 orët e fundit në vend. Nga 7,634 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2,383 qytetarë. 1,112 janë në Tiranë, 120 në Durrës, 112 Vlorë, 94 në Shkodër, 71 në Fier, 70 në Gjirokastër, 59 në Sarandë, 56 në Lushnje, 51 në Elbasan, 41 në Kamëz, Korçë, 34 në Lezhë, 33 në Pogradec, 32 në Berat, 29 në Patos, 28 në Krujë, 26 në Kuçovë, 23 Tepelenë, 22 në Kavajë, 19 në Dibër, 18 në Kurbin, 17 në Mirditë, Gramsh, 15 në Vorë, 13 në Memaliaj, 12 në Vau i Dejës, Skrapar, Prrenjas, 11 në Divjakë, Devoll, Cërrik, 10 në Pukë, Kukës, Tropojë, Mat, Peqin, 9 në Mallakastër, 8 në Fushë Arrëz, Përmet, Maliq, 7 në Malësi e Madhe, Selenicë, Librazhd, 6 në Shijak, Rroskovec, Libohovë, 5 në Rrogozhinë, Këlcyrë, Kolonjë, 4 në Has, Delvinë, 3 në Konispol, Dimal, Belsh, 2 në Klos, Himarë, Poliçan, 1 në Dropull.

Janë 23,593 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 134 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Dy qytetarë nga Durrësi nga 73 vjeç dhe një qytetar nga Tirana 85 vjeç.

Janë shëruar 1,754 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 214,633 që nga fillimi i epidemisë.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku.

Ministria apelon qytetarët që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë të vaksinës, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.

Statistika (20 Janar 2022)

Raste të reja ditore 2,383

Të shëruar në 24 orë 1,754

Të shtruar në spitale 134

Humbje jete në 24 orë 3

Testime ditore 7,634

Testime totale 1,605,128

Raste pozitive 241,512

Raste të shëruara 214,633

Raste Aktive 23,593

Humbje jete 3,286

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 11,155

Fier 1,875

Elbasan 1,670

Durrës 1,632

Shkodër 1,563

Vlorë 1,419

Gjirokastër 1,135

Lezhë 883

Berat 879

Korçë 868

Dibër 267

Kukës 247